Aktualitet

Nishani përsërit akuzën: Më përgjojnë mua e familjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 30/10/15 |
b.f

TIRANË- Presidenti i Republikës ka deklaruar sërish mbrëmë se është përgjuar ai dhe familja e tij. Duke folur në emisionin Top Story në TCH, ai tha se “e kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim. Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioze”. Presidenti tha se është krenar për jetën e tij private por problemi qendron tek mënyra se si survejohet kreu i shtetit. “Për mua nuk përbën asnjë lloj problemi, jam shumë krenar për jetën time private dhe të familjarëve të mi dhe për këtë nuk kam asnjë merak, por është nëj çështje që nuk meriton për momentin të ketë prioritet, por unë nuk do të heq dorë derisa kjo çështje të hetohet nga drejtësia”, deklaroi kreu i shtetit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas