Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Scholz përshëndet rrëzimin e Assad-it: Do bëjmë gjithçka për të mbështetur popullin sirian në këtë moment historik!

2024/12/09 at 1:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kancelari i Gjermanisë: BE të mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur fundin e regjimit të Bashar al-Assad-it, duke theksuar mbështetjen e Gjermanisë për një Siri të lirë, të drejtë dhe të sigurt.


Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka mirëpritur fundin e regjimit të Bashar al-Assad-it në Siri, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të mirë për popullin sirian. “Siria ka vuajtur për shumë vite nën dhunën dhe shtypjen brutale të Assad-it,” tha Scholz të dielën (08.12.2024) në mbrëmje në Berlin.

Scholz theksoi, se Gjermania qëndron në krah të sirianëve që kërkojnë të rindërtojnë vendin e tyre dhe të fillojnë procesin e pajtimit kombëtar. “Populli sirian ka kaluar nëpër vuajtje të mëdha, por tani ka një mundësi të re për të nisur rrugën e rindërtimit dhe pajtimit,” tha ai.

Kancelari gjerman paralajmëroi, se sfidat nuk kanë mbaruar ende. Ai shprehu shqetësime mbi forcat radikale dhe ekstremiste që mund të pengojnë procesin e tranzicionit.

“Është e rëndësishme që Siria të vendosë sa më shpejt rendin dhe ligjin, duke garantuar mbrojtjen e të gjitha pakicave dhe komuniteteve fetare,” tha Scholz.

Scholz nënvizoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë janë thelbësore për të ardhmen e vendit. Ai kërkoi një proces gjithëpërfshirës të dialogut kombëtar dhe një zgjidhje politike përfundimtare.

”Një Siri e lirë dhe e sigurt mund të arrihet vetëm përmes një tranzicioni paqësor dhe një zgjidhjeje politike,” deklaroi ai. 

Gjermania, tha Scholz, është e angazhuar të ndihmojë në këtë proces së bashku me partnerët ndërkombëtarë, duke u bazuar në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbështetur popullin sirian në këtë moment historik,” përfundoi Scholz. 

Scholz poston mesazh në arabisht

Mesazhi i kancelarit gjerman u publikua në mediat sociale jo vetëm në gjermanisht dhe anglisht, por edhe në arabisht, në platformën X.

Në këtë mënyrë politikani socialdemokrat iu drejtua rreth 970 000 sirianëve që jetojnë në Gjermani, shumica prej tyre janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës së përgjakshme civile.

Më 8 dhjetor 2024, pas një ofensive të shpejtë 11-ditore nga forcat rebele, presidenti sirian Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti dhe u detyrua të largohej nga Damasku. Raportet tregojnë se ai dhe familja e tij kanë marrë azil politik në Moskë, Rusi.

Paralelisht me ndryshimin e pushtetit në Siri, mijëra sirianë kanë dalë në rrugët e Berlinit për të festuar gjatë fundjavës. Shumë sirianë kaluan me vetura nëpër rrugë duke u rënë burive. /DW



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Ka blerë 20 apartamente në Moskë/ Një pasuri prej 2 miliardë $, jeta e luksit që do bëjë familja e Assad në Rusi 

Ka blerë 20 apartamente në Moskë/ Një pasuri prej 2 miliardë $, jeta e luksit që do bëjë familja e Assad në Rusi 

Berisha akuza të rënda ndaj Blendi Klosit: Kumarxhi i sëmurë! Çuçi dhe Pirro Vengu janë të diskredituar 

Berisha akuza të rënda ndaj Blendi Klosit: Kumarxhi i sëmurë! Çuçi dhe Pirro Vengu janë të diskredituar 

Spiropali pret krerët e komuniteteve fetare: Mozaiku fetar, një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë

Spiropali pret krerët e komuniteteve fetare: Mozaiku fetar, një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}