Kryesore

Schmidt për Shqipërinë: Edhe qeveria mban përgjegjësi


               Publikuar në : 14:34 - 15/03/19 |
geliano fataj

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt mendon se edhe qeveria ka përgjegjësi për krizën.

Raportuesi i Shqipërisë në Komisionin e Jashtem, Christian Schmidt, mendon se edhe qeveria mban përgjegjësi për situatën aktuale në Shqipëri: “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, tha ish-ministri gjerman për DW. Schmidt është që nga fillimi i vitit raportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Bundestag, njëri nga komisionet që vendos për çeljen e negociatave në BE.

Schmidt tha për DW se së shpejti planifikon të shkojë vetë në Shqipëri për t’u informuar vetë për gjendjen. “Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, theksoi ai

Vendimi i Gjermanisë për çeljen e negociatave do të varet nga progres-raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian që do të publikohet më datën 29 maj. Por për të dhënë miratimin përfundimtar në Këshillin e BE-së, më 19 qershor, Gjermanisë do t’i duhet që të marrë aprovimin e Bundestagut./Opinion.al

Pas