Zona Iliria deri tek sektori Teuta në qytetin e Durrësit, janë ndotur nga një sasi e madhe karburanti. Që në orët e para të mëngjesit banorët e kanë vënë re këtë problem dhe i janë drejtuar autoriteteve vendore.
Sipas Balkanweb, dyshimet e para bien mbi ndonjë anije ku është derdhur një sasi hidrokarburesh në det dhe më pas uji e ka nxjerrë në zonën e plazhit. Ministri Lefter Koka është nisur në vendngjarje dhe është shprehur se do të penalizohen shkatarët e kësaj ndotjeje.