Aktualitet

Samiti i BE, Osmani: Bandat e financuara nga Vuçiç duan të destabilizojnë Kosovën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 06/12/22 |
Opi Nion

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj homologut të saj serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së mbajtur në Samitin BE-Bashkimi Evropian.

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Osmani tha ndër të tjera se përgjegjëse për situatën në Veri të Kosovës është vetë Serbia.

Ajo tha se bandat e përkrahura nga Vuçiç, kanë si qëllim kryesor destabilizimin e Kosovës. Kurse, qëndrimin e mbajtur nga presidenti serb lidhur me pjesëmarrjen në Samitin e sotme, Osmani e cilësoi si qesharak.

“Ka pasur shumë pak presione në krahasim me sa duhej të kishte. Në raport me një shtet që e thotë hapur që është më së shumti pro-rus, nga ata që marrin pjesë në samit. Zgjedhja e Serbisë është Moska, Putini. Shtetet e tjera kanë zgjedhur sanksionet, Serbia jo. Ne po presim refugjatë nga Ukraina, Serbia po pret oligarkët e Rusisë…Në një linjë me sigurinë energjitike, Serbia bën marrëveshje të reja me Gazprom…Serbia e ka zgjedhur rrugën, dhe mendoj që në një situatë të tillë që është e qartë për të gjithë edhe mesazhi i BE presim të jetë më i qartë, jo vetëm me shkrim”,-tha Osmani.

Pas