Aktualitet

Salianji pas artikullit të “The Sun”: Qeveria turp i Shqipërisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 14/08/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të artikullit të medias britanike “The Sun” lidhur me të dhënat e publikuara se katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kanalin e La Mansh-it për të shkuar në Angli janë nga Shqipëria.

Në një postim në”Facebook”, teksa publikon artikullin, Salianji shkruan se qeveria është turpi i Shqipërisë nëpër botë. Sipas tij pavaresisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë reagim publik,  dhe nuk ka dhënë asnjë mesazh sensibilizues, për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar.

“Qeveria turpi i Shqipërisë nëpër botë!

Përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve!

Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!

Pavaresisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe rriskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar!”shkruan Salianji.

“The Sun” ka vizituar Tiranën, pasi një raport të Inteligjencës britanike zbuloi se 40% e emigrantëve që kalojnë aktualisht ilegalisht në Angli janë nga Shqipëria. Në një prononcim për median britanike Salianji tha se largimi i të rinjëve po krijon një fatkeqësi për ekonominë e vendit. Ai e krahasoi Shqipërinë me shtetet e Amerikës Latine ku është i përhapur korrupsioni dhe vendi sundohet nga gangësterët e kokainë.

 

Pas