-Kulturë

Ndahet nga jeta kineasti Kristaq Dhamo



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 14/08/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti i njohur Kristaq Dhamo.

Dhamo është artisti që ka realizuar filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë, “Tanën”, i cili qe gjithashtu edhe filmi i tij i parë, me të cilin mbrojti edhe diplomën. Ai u shua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë dy vajzave dhe bashkëshortes së tij, arkeologes Dhorka Dhamo. Lajmin e ka konfirmuar regjisori Joni Shanaj në një status në rrjetet sociale..

Kristaq Dhamo lindi në Libofshë të Fierit, më 20 prill 1933. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, më 1952, dega dramaturgji, duke vënë në skenë pjesën Dëftesa e pjekurisë te K. Simonov, ku interpretuan regjisorët e ardhshem të teatrit shqiptar Pirro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Mihal Luarasi. Studimet universitare i kreu në Institutin e Lartë të Teatrit dhe Kinematografisë në Budapest, Hungari, me 1956, dhe fill më pas u emërua në kinostudion “Shqipëria e re”.

Për një periudhë të gjatë kohe, Kristaq Dhamo ka qenë udhëheqës artistik i kinostudios (1973¬1981 dhe 1984-1992).

Pas filmit “Detyrë e posaçme (1963), në vitin 1965 ekranizoi romanin “Këneta” të Fatmir Gjatës, nën titullin “Vitet e Para”, nderuar me Çmimin e Republikës të Klasit II, si dhe me diplome nderi në Festivalin I të Filmit Ballkanik ne Varna (Bullgari, 1966) për “Regjinë e skenave masive me vërtetësi kronikale”.

Dhamo fitoi edhe çmimin për “Regjinë më të mirë” në Festivalin e Filmit Shqiptar, 1979.

Në 1979 i është dhënë titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”./Opinion.al

Pas