Aktualitet

Bie vala e BA5 në Shqipëri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 14/08/22 |
Opi Nion

Pas një muaji vala e BA5 në Shqipëri ka rënë.

Prej afro dy javësh, kurba e infektimeve në vend ka pësuar rënie, duke arritur në nivelin e fundit të muajit Qershor. Aktualisht në Shqipëri janë afro 3 mijë të infektuar aktivë dhe 30 % e tyre janë në Tiranë.

Ulja e numrit të infektimeve dhe kurbës së rasteve aktive është shoqëruar edhe me një ulje të të shtruarve në spitalin Covid 3. Të shtruarit në spital janë nga 7 qarqe të vendit. Ata janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Vlora, Berati, Durrësi dhe Korça.

Edhe pse specialistët kanë folur për një endemi në muajin Shtator-Tetor, sërish ata i druhen shfaqjes së mutacioneve të reja të Covid.

Për këtë arsye, ata rekomandojnë vijimin e vaksinimit antiCovid si e vetmja mënyrë për të shmangur format e rënda të sëmundjes./Tv Klan

Pas