Kronikë

Pamje nga aksidenti tragjik në Itali, kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:29 - 14/08/22 |
Opi Nion

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e kësaj të diele në Itali, sëbashku me 3 të rinj italianë. Viktimat i përkasin moshave 18 deri në 19 vjeç.

Sipas mediave Italiane, bëhet me dije se si pasojë e aksidentit humbën jetën Daniele De Re, Marco Da Re, Daniele Ortolan dhe shqiptari Xhuliano Kellici.

Në lidhje me ngjarjen reagoi dhe guvernatori Luca Zaia, i cili tha se u trondit kur mësoi për aksidentin dramatik që ndodhi këtë të dielë.

“Jemi përballë një tragjedie të tmerrshme. Lajmi na lë të gjithëve të tronditur dhe na godet në zemër si komunitet. Në këtë moment dramatik katër familjet i përqafojmë me të gjitha ngushëllimet për një ngjarje kaq të dhimbshme që përfshin katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç”, tha ai

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak para orës 2.10 të mëngjesit të 14 gushtit, në rrugën Godega di Sant’Urbano, në Itali.

Mediat italiane raportuan se, teksa po merrte kthesën makina tip “Volksëagen Polo”, ku udhëtonin 4 të rinjtë  ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Pas përplasjes automjeti përfundoi i përmbysur në një kanal kullimi.

Aksidenti rezultoi të ishte fatal për katër të rinjtë, të cilët po ktheheshin në shtëpi me makinë.

Ishin banorët e zonës të cilët të zgjuar nga zhurma, telefonuan policinë. Por për djemtë nuk kishte çfarë të bënin. Zjarrfikësit nxorën trupat e pajetë, ndërkohë policia vijoi hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

Pas