Aktualitet

Sali Berisha shpallet “non grata” nga SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 19/05/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Antony Blinken.

“Aktet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë publikisht bëj me dije se Berishës dhe anëtarëve të familjes së tij iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Blinken.

Lajmi është shpërndarë gjithashtu në Twitter nga ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim./Opinion.al

 

Pas