Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa “Gjergjë” do t’i përgjigjen thirrjes së Bojaxhiut?

2016/01/17 at 1:08 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa “Gjergjë” do t’i përgjigjen thirrjes së Bojaxhiut?

Nga Eduard Zaloshnja

Gjergj Bojaxhiu iu drejtua së fundmi publikut me një thirje për veprim.

Në të, ai përmend faktin se 16 mijë tiranas iu përgjigjën thirrjes së tij në zgjedhjet e qershorit 2015, dhe më tej shton: “Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë”.

Dhe pyetja është nëse ekzistojnë premisat për një bashkim më të gjerë. Le të analizojmë.

Në 23 qershor 2013, Shqipëria kaloi për herë të parë në historinë e saj të ashtuquajturin “test të Hantigtonit” – gjegjësisht, ndërrimin dy herë rradhazi të pushtetit me zgjedhje në kushte normale.  Por sidoqoftë,  sistemi politik nuk u ndryshua, si në vitin 1992. Në atë vit të largët, u thye monopoli 50-vjeçar i pushtetit të një partie, nëpërmjet zgjedhjeve paqësore, dhe jo me puç ushtarak apo kryengritje të dhunshme.

Zgjedhjet e 23 qershorit 2013, pavarësisht rëndësisë së tyre të madhe hantingtoniane, nuk sollën një ndryshim të sistemit triopol PS-LSI-PD (që është pasues i monopolit të PPSH-së). Ky triopol vazhdon të mbizotërojë, pavarsisht se parti të vogla futen në koalicion me njërën apo tjetrën parti të triopolit – të voglat mund të ndihmojnë partitë e mëdha të grumbullojnë disa vota më shumë dhe pastaj thjesht bëhen pjesë e sistemit në ndarjen e tortës së pushtetit.

Dhe a po vjen koha për ndryshimin e dytë të sistemit politik shqiptar, pas atij të 1992-shit? Që kjo të ndodhë duhet që një lëvizje e re politike të krijojë besimin në elektorat se do të futet në garën për pushtet me synimin për të ndërruar sistemin klientelist-patronazhist të triopolit aktual, dhe jo thjesht për të ndarë tortën e pushtetit me të.

Duke analizuar zhvillimet social-ekonomike të çerekshekullit të fundit, duket se terreni për krijimin e një lëvizje të tillë egziston. Vitet kur, të dalë nga varfëria, shqiptarët mund të pasuroheshin me rrugë të shpejta (të ligjshme e të paligjshme), duket se kanë mbaruar. Pallatet që ndërtoheshin me leje korruptive, e që shiteshin që në themel, nuk ndërtohen më kollaj, për arsyen e thjeshtë se nuk ka më aq kërkesë sa ç’kishte më parë (1/3 e banesave janë të pabanuara, sipas Census 2011). Hapja e bizneseve të reja nuk është më aq fitimprurëse sa ç’ishte më parë (pra, është pakësuar edhe mundësia e korruptimit të zyrtarëve me një pjesë të fitimeve të shpejta). Trafiqet e paligjshme nuk janë më aq të lehta për t’u realizuar, sepse trysnia e partnerëve ndërkombëtarë është rritur ndjeshëm (legalizimi i narkotikëve është thjesht një ëndër e Kokëdhimës…). Dhe së fundi, abuzimi me fondet publike apo punësimin në administratë nuk ka më aq hapësira sa më parë, sepse barra e borxhit publik të akumuluar ndër vite është kaq e madhe sa nuk lë shumë mundësi për manovrime.

Në këto kushte, duket se shumica e shqiptarëve nuk shohin ndonjë hapësirë për pasurim të shpejtë nëpërmjet lidhjes me njërën nga partitë aktuale të sistemit (disa, kuptohet, ende shohin). Dhe ndoshta ka ardhur koha që ata të përkrahin një lëvizje të re politike, udhëheqësit e së cilës do ta shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi.

Dhe ky përbën dhe testin real të nismës më të fundit të Bojaxhiut. A do t’i bashkohen atij “Gjergjë” të tjerë që mund të marrin nga 16 mijë vota në Fier, Durrës, Shkodër, Korçë, etj., duke i bindur votuesit se e shohin pushtetin jo si një mjet për të pasuruar veten dhe përkrahësit e tyre, por si mjet për të përmirësuar jetën e votuesve të thjeshtë në përgjithësi?

Kushdo që mendon t’i bashkohet nismës së Bojaxhiut duhet të inkurajohet nga fakti se lëvizje të tilla kanë rezultuar të sukseshme në Europë, si në sondazhe edhe në zgjedhje…/respublica




Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Moti, java që vjen më e ftohta e janarit

Moti, java që vjen më e ftohta e janarit

Mediat britanike japin alarmin: Shqipëria rrezikon një fluks refugjatësh afrikanë 

Mediat britanike japin alarmin: Shqipëria rrezikon një fluks refugjatësh afrikanë 

Ambasadori: BE kërkon kontrolle të rrepta në kufirin Shqipëri-Kosovë

Ambasadori: BE kërkon kontrolle të rrepta në kufirin Shqipëri-Kosovë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

7 Korrik, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump , i...

Lexo më shumë

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, çfarë do të diskutohet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
7 Korrik, 2025

Më 9 korrik, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryebashkiakët në Durrës. Ky takim vjen...

Lexo më shumë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë

“Mosbindja civile” në Serbi hyn në javën e dytë
7 Korrik, 2025

Në ditën e tetë të protestave në Serbi, mëngjesin e 7 korrikut, mbi dhjetë rrugë kryesore në Beograd u bllokuan...

Lexo më shumë

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar

Protestat për djegien mbetjeve në Elbasan, Berisha: Nuk na kanë ftuar
7 Korrik, 2025

Nga SPAK, ku zbatoi masën detyrim paraqitje për dosjen “Partizani”, kreu i PD Sali Berisha ka folur për zjarrin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com