Kryesore

Sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 24/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët i është përgjigjur pyetjeve të këtyre të fundit.

Berisha u pyet rreth protestës së 7 korrikut dhe sa do të zgjasë ajo.

Ai deklaroi se protesta do të zgjasë  deri në realizimin e qëllimit.

Të vërtetat janë se protesta do të jetë e atillë se nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit. Por cila do të jetë kjo protestë që nuk do të ndalet do ta tregojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas