Aktualitet

7 korriku skenar si 8 janari?Berisha: Qëllimi është të ngremë shqiptarët në këmbë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 24/06/22 |
Opi Nion

Në konferencën e përjavshme për mediat, Kreu i PD, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nëse protesta e thirrur prej tij në 7 korrik do të ketë skena të ngjashme me ato të 8 Janarit, ku mbështetës të Berishës, tentuan të hynë në selinë e PD të blinduar me dyer hekuri, kohë kur Partia Demokratike drejtohej nga Lulzim Basha.

Berisha tha se qëllimi i protestës në 7 Korrik është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër regjimit të Ramës dhe se 8 janari është skenar që nuk është përsëritur kurrë në historinë e të gjithë botës.

Pyetje: A do të kemi një skenar si në 8 janar?

Berisha: Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptareve. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart e zeza në xhepat e shqiptarëve dhe po i varfëron çdo ditë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. Vaj dhe yndyrat kushtojnë 106 % më shumë se mesataren e BE. Inflacioni është gënjeshtër ajo që thuhet. 8 janar është skenar që nuk është përsëritur kurrë në historinë e të gjithë botës.

Pas