Aktualitet

18 vepra arti në hapësirat publike/ Rama: Afati i aplikimeve deri në 7 gusht



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 24/06/22 |
Opi Nion

Një konkurs i ri është hapur nga Ministria e Kulturës që ka për qëllim realizmin e veprave të artit në hapësirat publike.

Nisma është prezantuar në një aktivitet ku ka qenë i pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe artistët që kanë pranuar të përfshihen.

Rama theksoi se do të jenë 18 vepra arti që do të vendosen në 18 hapësira të ndryshme publike. Sipas kreut të qeverisë, projekti do stimulojë energji pozitive në territor.

“Është një program që do të kërkojë natyrisht edhe testin e eksperiencës për të parë se si do të ecë, çfarë do të mund të përmirësohet, cilat do të jenë sugjerimet apo kritikat e komunitetit, artistëve lidhur me më cilësore dhe natyrisht që për t’i garantuar qëndrueshmëri programit do të jetë mirë që t’i japim formë një strukture të posaçme institucionale artit në hapësira publike. Programi ka stimulimin dhe mbështetjen e vetë aktorëve, protagonistëve të kësaj skene artistike. Në fund fare, unë kam shumë besim në përfshirjen e artistëve që kanë talentin dhe profesionalizmin e duhur, impaktin në hapësirat publike dhe të gjitha ato pika që shihen nga shumë sy dhe rrihen mes njerëzve, do jetë i rëndësishëm.  Do stimulojë energji pozitive në territor dhe ky lloj impakti ka pak nga pak me krijimin e një mase kritike edhe efektin e duhur social e ekonomik. Nuk besoj se mund t’iu them ndonjë gjë të re juve që jeni këtu por thjesht dua t’ju siguroj që programi nuk është një shkrepje e vetme, është vetëm fillimi ky që bëjmë sot i një procesi që duam të jetë afatgjatë dhe i përvitshëm. Nga ana tjetër, do bëhet më e mira për të pasur përzgjedhje të drejta dhe cilësore.  Nuk ka diskutim që përzgjedhja e drejtë kur bëhet fjalë për art ka dozën e subjektivizmit, por punët janë të tilla, volumi është i tillë që do ketë hapësirë viti pas viti. Është lënë një kufi për 3 projekt-ide, por nuk është kufizuar për një individ apo për një grup, koha nuk është e mjaftueshme, 45 ditë janë shumë pak, por strukturimi i programit kërkoi pak kohë, atëherë këtë vit do të jemi pak më të nxituar pastaj vitin e ardhshëm do të hapet më shpejt. E rëndësishme është që të mos e djegim këtë fond, është i konsiderueshëm. Është diçka tërësisht e re për ne dhe duhet të përpiqeni të mirëkuptoni”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Afati i dorëzimit të projekteve do të jetë 7 Gushti dhe për projektin që do të sjellë çdo artist nuk do të ketë një fond limit të veprës. 

Pas