Kronikë

Policia djeg kanabisin në Lezhë, arrestohet pronari i drogës, në hetim kryeplaku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 24/06/22 |
Opi Nion

Policia e Lezhës po vijon kontrolli nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe asgjësuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilit i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas