Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, Zelenskiy kërkon më shumë armë

2022/04/24 at 8:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, Zelenskiy kërkon më shumë armë

Ushtria ruse vijoi sulmet në Ukrainë, ndërsa luftimet hynë në ditën e 60-të. Pjesa më e madhe e luftimeve të dielën u përqendrua në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ukrainase janë të përqendruara dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kontrollonin disa territore para luftës.

Pas dështimit për të marë kontrollin e Kievit, forcat ruse tani synojnë të marrin nën kontroll zonën industriale në lindje të Ukrainës.

Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk kanë të ndalur. Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat ruse po bombardonin vazhdimisht Mariupolin, ndërsa Kievi i kërkoi Moskës të pranonte një “armëpushim të vërtetë për Pashkët”

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e saj me precizion të lartë goditën nëntë objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë katër depo armësh në rajonin e Kharkivit.

Raketat goditën edhe zonat e banuara në qytetin port të Odesës. Sipas zyrtarëve lokalë ukrainas të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën dy ndërtesa banimi në Odesa. Po ashtu tetë persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin Luhansk, njoftoi guvernatori rajonal Serhiy Gaidai.

Mariupol ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës për shkak të vendndodhjes së tij në Detin Azov. Nëse Rusia do të siguronte kontrollin e këtij qyteti, atëherë do ta privonte Ukrainën nga një port jetik. Po ashtu do t’i lejonte Moskës të krijonte një korridor tokësor për në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Më shumë se 100 mijë banorë besohet se janë ende në Mariupol, ndërsa kanë mungesë ushqimesh dhe ujë të pijshëm. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se mbi 20,000 civilë janë vrarë

Nga një stacion metroje në Kiev, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina shpresonte të siguronte armë të rënda nga aleatët. Ai tha se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia vriste ushtarët ukrainas të rrethuar në Mariupol.

Zoti Zelenskiy nuk i mbajti dot lotët kur tha se ndante dhimbjen e çdo ukrainasi që kishte humbur fëmijët apo familjarë në luftën e nisur pa asnjë arsye nga Rusia.

Në aspektin diplomatik, presidenti turk njoftoi sërish se Turqia është gati të ndërmjetësojë për një takim mes udhëheqësit ukrainas dhe atij rus.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të vizitojë Ankaranë përpara se të shkojë në Moskë javën e ardhshme për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin. Më pas ai do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me presidentin Zelenskiy.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para./ VOA

Ju sugjerojmë

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Bota

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

8 Janar, 2026 10:10 am
Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

8 Janar, 2026 9:35 am
Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Para
Humbi dy herë zgjedhjet përball Macron, Le Pen: Respektoj verdiktin e votës

Humbi dy herë zgjedhjet përball Macron, Le Pen: Respektoj verdiktin e votës

Shpërthen rafineria e naftës, humbin jetën mbi 100 persona

Shpërthen rafineria e naftës, humbin jetën mbi 100 persona

Liderët e BE-së urojnë Macronin për fitoren: Kemi nevojë për një Evropë solide

Liderët e BE-së urojnë Macronin për fitoren: Kemi nevojë për një Evropë solide

TE FUNDIT

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
8 Janar, 2026

Qiproja, Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Megjithatë, Turqia është më e shqetësuar për blerjen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit

Reshje dëbore në zonat malore të qarkut të Elbasanit
8 Janar, 2026

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në të gjitha zonat malore të qarkut Elbasan. Pas ndërhyrjes,...

Lexo më shumë

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
8 Janar, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
8 Janar, 2026

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com