Bota

Humbi dy herë zgjedhjet përball Macron, Le Pen: Respektoj verdiktin e votës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:38 - 24/04/22 |
Opi Nion

Rivalja e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, ka mbajtur fjalimin e parë para përkrahësve të saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.

Le Pen deklaroi se gara ishte një humbje e parashikuar, por theksoi se rezultati është ende një fitore për partinë e saj.

“Respektoj verdiktin e kutisë së votimit”, tha ajo.

Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze. Kujtojmë se kandidatja e ekstremit të djathtë kishte thënë më parë se mund të largohej nga politika nëse humbiste në zgjedhjet presidenciale.

Kjo është humbja e saj e dyë përballë presidentit aktual Emanuel Macron, e para ishte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Pas