Bota

Shpërthen rafineria e naftës, humbin jetën mbi 100 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 24/04/22 |
Opi Nion

Një shpërthim në një rafineri ilegale nafte në Nigeri ka shkaktuar mbi 100 viktima.

Ngjarja tragjike është konfirmuar nga presidenti i Nigerisë, i cili e përshkroi incidentin në shtetin Imo, në jug të Nigerisë, si një “katastrofë dhe një fatkeqësi kombëtare”.

Dhjetëra persona ishin duke punuar, kur rafineria u përfshi nga flakët të cilat shkaktuan më pas një shpërthim të madh.

Autoritetet thanë se deri më tani janë gjetur trupat e 109 personave, por duke theksuar se numri i tyre mund të rritet, pasi viktimat janë shpërndarë në një zonë të gjerë.

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të pronarit të rafinerisë e cila ushtronte aktivitetin e saj në mënyrë të paligjshme.

Pas