Bota

Rusia mund të pranojë pagesa me Bitcoin për naftën dhe gazin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 25/03/22 |
Opi Nion

Rusia mund të pranojë pagesat me Bitcoin nga disa vende për furnizimet me gaz dhe naftë.

Zyrtari i lartë, Pavel Zavalny tha se vendet “miqësore” mund të lejohen të paguajnë me monedhat e tyre lokale.

Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, përmendi Kinën dhe Turqinë si ndër vendet që “nuk ishin të përfshirë në presionin e sanksioneve”.

Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.

Lëvizja mendohet se synon të nxisë rritjen e monedhës ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës./Opinion.al

Pas