Bota

“Lufta të ketë mbaruar deri më 9 Maj”,pse është e rëndësishme për Rusinë kjo datë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:44 - 25/03/22 |
Opi Nion

Moska u ka thënë ushtarëve rusë se lufta duhet të përfundojë deri më datën 9 maj.

Pavarësisht problemeve me të cilat po përballen forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë, Sky news raporton se ushtarëve rusë në vend u është thënë nga eprorët e tyre se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj.

Ushtria ukrainase thotë se po kryhet ” propagandë e vazhdueshme në mesin e personelit të forcave të armatosura të Federatës Ruse”pasi kjo datë  ka një kuptim për Moskën.

9 Maji është “Dita e Fitores” në përkujtim të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Kjo ditë festohet me paradë në Moskë dhe konsiderohet si festa më e rëndësishme kombëtare./Opinion.al

Pas