Bota

Rusia: Jemi pranë përplasjes direkte me NATO-n



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 20/10/22 |
Opi Nion

Rusia dhe NATO janë pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë në Ukrainë. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa kundërshton me forcë furnizimet me armë të Kievit nga Perëndimi. Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut e konsideron një sponsor të terrorizmit.

“Vendet e NATO-s, sikur konkurrojnë me njëri-tjetrin, vazhdojnë të pompojnë armë dhe municione për regjimin e Kievit, e furnizojnë atë me informacione të inteligjencës, trajnojnë ushtarë të regjimit të Kievit, japin orientim për zhvillimin e armiqësive, duke iu afruar kështu vijës së rrezikshme të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

Ajo shton se ndihma totale ushtarake e Perëndimit për Ukrainën arriti në vlerën 42,3 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e së cilës e mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën linjë ishin dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Rus, Nikolai Patrushev dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, që deklaruan më herët se NATO ka hyrë de facto në konfliktin në Ukrainë, por pretenduan se kjo nuk ndikon qëllimet e Rusisë. Për Moskën, në luftë po hyn edhe Bashkimi Europian, me ngritjen e një misioni në Kiev për të trajnuar ushtarët ukrainas.

“Ky hap shkon së bashku me furnizimin me armë vdekjeprurëse për regjimin e Kievit, gjë e cila rrit cilësisht përfshirjen e Bashkimit Europian, duke e bërë atë, natyrisht, një palë në konflikt”, tha Zakharova.

Ajo e përmbylli fjalën e saj duke thënë se misioni i BE-së në Kiev do të fillojë punën brenda një muaji dhe për dy vjet duhet të përgatisë mbi 15 mijë ushtarakë të niveleve të ndryshme. Për këto nevoja janë caktuar rreth 107 milionë euro.

Pas