Bota

Rusi, basketbollistja amerikane dënohet me 9 vite burg



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 04/08/22 |
Opi Nion

Një gjykatë ruse dënoi të enjten yllin e basketbollit amerikan Brittney Griner me nëntë vjet burg nën akuzat e lidhura me drogën, pasi e shpalli fajtore për mbajtje dhe kontrabandë të lëndëve narkotike.

Kur ishte futur në territorin e Rusisë në bagazhet e saj ishte gjetur vaj kanabisi.

Prokurorët rusë kishin kërkuar 9.5 vjet burg për basketbollisten amerikane.

Gjykata ruse e shpalli fajtore basketbollisten Griner “për sjellje të qëllimshme të lëndëve narkotike, pavarësisht se ato ishin të paligjshme”. Ajo tha në fjalën e saj para vendimit se futja e vaijt të kanabisit në Rusi ishte “një gabim i pafajshëm”.

Dënimi i saj mund të hapë rrugën për një shkëmbim të profilit të lartë të burgosurish mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke këmbyer 31-vjeçaren Griner me ish-tregtarin rus të armëve, Viktor Bout.

Brittney Griner iu lut një gjyqtari rus më herët të enjten që të mos “t’ia mbyllte jetën” me një dënim të ashpër me burgim për futjen e vajit të kanabisit ne territorin e Rusisë, para se të shpërthente në lot në gjykatë.

Pas