Kjo është fotoja e parë që moderatorja Rudina Magjistari, poston me vajzën e saj, Mian.Ja tek e shohim shumë të lumtur, teksa e shëtit të voglën nga Kodrat e Liqenit.
“Shëtitja e parë e Mias me karrocë”, shkruan Rudina në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale.
E veshur sportive, Rudina duket se është kthyer menjëherë në formë të shkëlqyer fizike. Në janar pritet të rikthehet pësëri në Tv Klan me programin e saj, “Takimi i Pasdites”.