Aktualitet

Dosjet e komunizmit, të vërtetat e patreguara të spiunëve dhe pseudonimeve të tyre!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:15 - 27/11/15 |
b.f

Dosjet e komunizmit nuk janë hapur. Edhe pas më shume se 20 vitesh nga rënia e sistemit diktatorial, hija e këtyre dosjeve shfaqet ende në publik. Zakonisht shfaqja më e zakonshme është ajo e shantazhit në debatet publike. “Ke qenë spiun” ,”kam parë dosjen tënde”, “pseudonimi yt është X”, keto dhe të tjera kanë qenë pjesë e një debati thuajse shterpë për sa kohë Shqipërisë i ka munguar vullneti politik per hapjen e dosjeve. I vetmi vullnet që do të mund te bënte transparencën e bashkëpuntorëve te vërtetë të Sigurimit të Shtetit dhe atyre që shantazhohen se kanë qenë të tillë. Por kjo nuk ka ndodhur dhe duket e pamundur të ndodhë pas kaq shumë kohesh, ndërkohë qe njerëzit me pushtet, kanë patur akses të ndërhyjnë për te zhdukur apo me keq akoma për te manipuluar këto dosje. Dhe sa kohë akoma do të vijohet me akuzat për “sigurimsat” e komunizmit? A do të bëhet ndonjëherë hapja e këtyre dosjeve që shpeshherë i tundin vetë ata që i kanë shkruar? Vështirë të ndodh kjo në vendin me diktaturën më të egër komuniste në bllokun e lindjes. Në vendin ku persekutorët i barazuar krimet e tyre me vuajtësit me frazën : bashkëfajtorë, bashkëvuajtës!

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas