Aktualitet

Europa dhe Islami: Një përplasje dështimesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:45 - 27/11/15 |
root

Nga Michael Brendan Dougherty –

Pas sulmeve ndaj Charlie Hebdo në janar, dhe sulmeve të tmerrshëm terroristë në Parisk ëtë muaj, të gjithë kanë nxituar t’i kujtojnë vetes se disa prej atyre që reaguan të parët, njëkohësisht ndër qytetarët më të mirë të Francës, janë myslimanë. Kjo është e vërtetë.

Por është gjithashtu e vërtetë se Islami dhe Franca janë në një “kërcim të komplikuar”. Deri 70% e të burgosurve në Francë janë myslimanë. Intelektualët fantazojnë për një revolucion fetar, që është një Islam “Made in France”. Romani i Michael Houellebecq, “nënshtrimi”, imagjinon vitalitetin e islamikëve që vë poshtë pasivitetin dhe nihilizmin e francezëve, duke sjellë një rilindje të kombit. Të tjerë e shohin takimin mes Francës dhe Islamit, si një Përplasje e Qytetërimeve, ashtu si e kishte imagjinuar Samuel Huntingtoni.

Por në të vërtetë, është një Përplasje Dështimesh. Franca dhe Islami, secili ofrojnë nga një premtim universal për botën. Dhe tek njëri-tjetri, e shohin atë premtim të zbulohet si një gënjeshtër.

Për disa myslimanë, bota moderne paraqet një krizë për Islamin. Nëse Allahu u siguron fitore komunitetit besnik të besimtarëve, atëherë situata aktuale e Islamit është një problem. Bota islamike ka qenë në tërheqje për dekada, në mos për shekuj. Largimi i fuqive koloniale e ka lënë Lindjen e Mesme, si dhe rajonet që e rrethojnë, në duart e qeverive të korruptuara, të joshura prej intrigave të huaja ose ndihmës së huaj. Globalizimi dërgon kujtesa të vazhdueshme për superioritetin ekonomik të Perëndimit mbi botën myslimane, bashkë me mesazhe që predikojnë superioritetin e hedonizmit perëndimor, të drejtave të njeriut dhe feminizmit. Për disa myslimanë, kjo nuk është një kthesë e pafat e historisë, por një shenjë e dezertimit të myslimanëve nga Allahu. Islami duhet të pastrohet, për t’u rikthyer në gjendjen e shekujve të parë të fesë. Dështimi i Islamit për të pushtuar, shndërrohet në ftesë për fondamentalizëm apo konflikt.

Diçka e ngjashme po ndodh në shoqërinë franceze. Pas Luftës së Dytë Botërore, Franca iu përkushtua tërësisht koncepteve të saj të vlerave universale. Ajo mohoi nacionalizmin politik, dhe iu bashkua projektit europian me entuziasëm. Franca duhej të tregonte që, nëse francezët do të bëheshin njerëzit e fundit për të cilët fliste Niçja, atëherë ku qëndronte problemi? Çdo njeri dëshiron të jetë i lirë, i përparuar. Historia ka një drejtim, larg nga feja, paragjykimet, nacionalizmi përçarës, dhe drejt arsyes. Historia ishte një marshim në drejtim të të drejtave të njeriut, universalisht të zbatueshme dhe universalisht joshëse. Për pak vitesh, bijtë e imigrantëve algjerianë do të pijnë kafe, madje edhe “Bordeaux”. Ata do të bëjnë sikur janë ekzistencialistë. Të gjithë, thellë në zemër, e duan këtë, apo jo?

Me sa duket, jo. Radikalët që terrorizojnë Europën janë myslimanë të lindur në Europë. Në vend t’u bashkohen francezëve në kafene, disa të rinj preferojnë të kërkojnë lavdinë në Siri. Ata mund të kenë qenë dikur të joshur nga rendja pas hedonizmit, por sot reagojnë me tmerr. Në vend që të pranojnë ato që shohin si katolikët e bindur, Xhamia e Madhe e Parisit dhe Unioni i Organizatave Islamike Franceze, paditën Charlie Hebdo-n për gjuhë urrejtjeje, në vitin 2006. Franca u skandalizua, nga fakti që studentë myslimanë joradikalë, refuzuan të mbanin një minutë heshtje pas masakrës në Charlie Hebdo. A është e mundur që myslimanët nuk e shohin dëshirën për universalizmin francez? A është e mundur që të preferojnë Zotine  tyre të largët, Levantin? Franca sheh që vlerat liberale, të cilat duhet të mbrojnë pakicat, përçmohen po nga ato pakica.

Laicizmi francez, në veçanti, përballet me një krizëm e Islamin. Laicizmi në Perëndim, ka qenë historikisht, fizikisht dhe spiritualisht i kushtëzuar nga lufta e tij me Kishën Katolike. Për arsye se komunitetit mysliman i mungojnë strukturat hierarkike dhe eklesiastike të Kishës Katolike, shteti francez thjeshtë i krijoi ato struktura për myslimanët, me qëllim që të kishte nëj grup për të ndërvepruar dhe negociuar. Franca e shpiku mësymjen kundër laicizmit të “mbajtjes së kryqave të mëdhenj” në shkolla, me qëllim që ta bënte ndalimin e shamisë të dukej si gjë e paanshme.

Këta dështime krijojnë një ndjesi frike. Dhe frika është shpërthyese. Universalizmi francez nuk ka asgjë për t’u ofruar shumë myslimanëve. Dhe teksa myslimanë “refuzojnë” dhuratat që u bëhen, Franca tërhiqet duke u bërë reaktive, ose duke zgjedhur nëj heshtje të parehatshme. Brenda pak orësh nga sulmet në Paris, presidenti Hollande propozoi masa, që deri atë ditë ishin dukur si pronësi e të djathtës ekstreme të Francës. Mbyllje kufiri, shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme, lëvizje për të shtypur ISIS-in brenda dhe jashtë vendit. Në rast se ka një tjetër tronditje, çfarë politikash të tjera, më parë të pamendueshme, mund të shihen si të arsyeshme dhe të nevojshme?

Për momentin, shumica e intelektualëve francezë po ofrojnë lutjet e tyre rutinë për mënyrën franceze të gjërave, duke thënë se tronditja e sulmeve në Paris kërkon që vlerat franceze të thellohen. Por pas kaq shumë investimesh – financiare, politike dhe spirituale – në këto vlera universale dhe në projektin europian, çfarë do të ndodhë nëse Islami i zbulon ato si të ngushta, dhe njësoj rastësore nga pikëpamja historike, si edhe këndimi i Marsejezës? Çfarë do ta mbushë boshllëkun, nëse zotat e mirë të universalizmit francez “vdesin” për shkak të irelevancës?/The Week

(Per analiza dhe komente mbi ngjarjet me te fundit nga bota, vizitoni www.bota.al)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas