Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudina Hajdari: Përgjimet për të rrëzuar qeverinë, vetëm indicje jo prova

2019/06/18 at 2:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hajdari: Opozita protestë para kryeministrisë, por Rama e ka pushim

Kryetarja e grupit Demokrat në Parlamentin e Shqipërisë, Rudina Hajdari thotë se nxjerrja e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, bëhet për të rrëzuar qeverinë.


Duke marrë si shembull Maqedoninë e Veriut, Hajdari në një postim të gjatë në rrjetet sociale shkruan se të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian.

Deputetja demokrate e mbyll postimin duke shkruar se përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Janë të paktën 16 përgjime në të cilat janë përfshirë dhe drejtues të institucioneve lokale.

Në disa prej përgjimeve përmenden shifra parashë që duhet të jepen në këmbim të votave, ndërsa drejtues të institucioneve lokale, si ai i drejtorisë arsimore, kërkojnë haptazi deklarimin e votës, nga vartësit e tyre, në favor të Partisë Socialiste.

Në një pjesë të mirë të përgjimeve rezulton një përfaqësues lokal socialist Arben Keshi, i cili sipas burimeve të PS, më pas është emëruar si drejtor në një prej institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit

Zbulimi i përgjimeve nga gazeta Investigative “BIRN” dhe nga Zëri i Amerikës e më pas nga gazeta Gjermane ‘Bild’ tregon një ndryshim të strategjisë për sa i përket këtyre përgjimeve, që taktikisht janë përdorur për të ngritur modelin e Maqedonisë së Veriut dhe për të rrëzuar një qeveri, ashtu sic ndodhi atje me qeverinë e Gruevskit. Garancinë, që një model i këtij lloji mund të ndodhë, e dha një gazetë gjermane që mesa duket ka edhe mbështetjen e një pjese të Budenstagut Gjerman për një përmbysje të tillë, po pa marrë në konsideratë hetimet e tjera që po ndodhin në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo që është e qartë, përvec faktit të mungesës së shtetit të së drejtës, është se asgjë nuk është rastësi. Dalja e përgjimeve pikërisht në një datë kur Kryetari i PD-së shmangi paraqitjen në Prokurori, me fjalën se do ta arrestonin, ka ndezur gjendjen aktuale dhe pritet të ketë akoma më shumë ngjarje në ditët në vijim. Ajo që është e qartë nga e gjithë kjo histori është se të gjitha palët janë të zhytura në probleme të mëdha me ligjin dhe me shtetin e së drejtës. Të gjitha palët e kanë humbur legjitimitetin e tyre përpara popullit si përfaqësues të denjë për të mbrojtur interesat më minimale publike.

Të gjitha palët janë të gatshme të hedhin Shqipërinë në erë ashtu sic po ndodh me negociatat me Bashkimin Evropian në mënyrë që asnjë palë të humbin influencën dhe pushtetin e tyre si brenda dhe jashtë vendit. Por si asnjëherë më parë asnjë palë nuk është e mbrojtur, asnjë palë nuk mund të shpëtojë veten e saj në këtë pikë ku janë futur. Dikush do të ndëshkohet më shumë se tjetri dhe kjo do varet nga lëvizjet e gjithë secilit se sa shpejt apo sa ngadalë do veprojnë për të mbrojtur veten e tyre. Ajo që është e qartë është që asgjë nuk bëhet për Shqiptarët dhe Shqipërinë dhe ajo që do shikojmë dhe e kemi pritur është shkërmoqja e klasës politike që ka zaptuar vendin prej 30 vitesh.

Dosja 339 (700 CD me përgjime) dhe Dosja 184 janë shembuj konkret të zvarritjeve të njëpasnjëshme, procedime që kanë rreth 3 vite të regjistruara si procedime penale dhe akoma nuk ekziston traskriptimi i CD ndaj përgjimeve që janë bërë e jo më të flitet për dërgimin e tyre në gjyq.

Në të dyja këto procedime e sa e sa të tjera, të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin e lartë shtetëror, jo vetëm që kanë mbetur të cunguara lidhur me traskriptimin e CD, por deri më sot janë të pashoqëruara me veprime të tjera hetimore, përshembull, ndjekje a kapje në flagrancë të personave të vënë nën përgjim.

Theksohet fakti që vetë përgjimi sipas neneve përkatëse të Procedurës Penale nuk është gjë tjetër veç një indicje, e cila duhet të shoqërohet me veprime të tjera hetimore, të rëndësishme dhe konkrete që të merret si provë në fajësinë apo jo të një individi.

Mungesa e alternativës për Shqipërinë është ajo që po vuan çdo shqiptar i ndershëm. Çdo politikan që sot flet, ka vite të tëra që gëzon pushtet dhe para dhe nuk është në gjëndje ‘morale’ të akuzojë asnjë palë apo të mbrojë ‘pastërtinë’ të tij apo të saj.

Pas një anullimi të papritur të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për të raportuar mbi veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2018, presim që këtë të enjte Prokurorja do të paraqitet për të raportuar përpara Parlamentit me datë 20 qershor 2019. Pyetja themelore është kjo: çfarë do të ndodhë me këto procedime? E pra, kjo është njëra pikë e rëndësishme që vetë Prokurorja e Përgjithshme duhet të analizojë dhe të argumentojë para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të dalë mbi palët dhe për të garantuar shtetin e së drejtës, si një prokurore që ka kaluar vetingun./ Opinion.al

Etiketa: rudina hajdari


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
“Përgjimet e BILD, dënimi që rrezikon Edi Rama”

“Përgjimet e BILD, dënimi që rrezikon Edi Rama”

Braçe reagon pas përgjimeve: Ne fitojmë, nuk blejmë vota

Braçe reagon pas përgjimeve: Ne fitojmë, nuk blejmë vota

Partizani mëson kundërshtarin e parë në Champions League

Partizani mëson kundërshtarin e parë në Champions League
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}