Sport

Partizani mëson kundërshtarin e parë në Champions League


               Publikuar në : 15:04 - 18/06/19 |
Al Do

Rrugën për fazën finale të Champions League, Partizani do ta nisë duke u përballur me skuadrën azerbajxhanase Qarabag.

Shorti që u hodh sot në Nion të Zvicrës për të përcaktuar çiftet që do të ndeshen në fazën e parë të raundit kualifikues për Champions League i vuri kampionët e Shqipërisë përball atyre të Azerbajxhanit.

Kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë për Partizanin megjithatë ata ishin me fat që shmangën skuadrën e Celtic.

Kujtojmë se Qarabag është skuadra ku luan ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli. /Opinion.al

Pas