Kryesore

Rudina Hajdari me ambasadoren gjermane: Mjaft me politikën e vjetër


               Publikuar në : 15:34 - 14/03/19 |
eri on

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shutz. Ajo ka bërë një postim në Facebook, ku thotë se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe se vendi nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër politik që nuk përfaqëson qytetarët.

“Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve. Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë”, shkruan ndër të tjera Rudina Hajdari./Opinion.al

Pas