Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ana e errët dhe mëkati i preferuar i secilës shenjë të horoskopit

2019/03/14 at 4:06 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Horoskopi Kinez/ Zbuloni shenjën tuaj dhe çfarë parashikohet për ju

Ana e errët e çdo shenje horoskopi, nga astrologia britanike Stella Hyde.


Dashi

I papjekur! Shenja më impulsive e horoskopit, Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet!

Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë. Mëkati i preferuar që kanë është zemërimi.

Demi

Kryefortë!  Një Dem ka gjithmonë të drejtë.  Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon, do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses.

Nga njëra anë janë të sigurtë, solidë dhe të besueshëm. Por e përkthyer në anën tjetër të zodiakut, do të thotë të mërzitshëm, të fiksuar pas parave dhe pa imagjinatë. Fjala Ndryshim dhe Përshtatje nuk janë pjesë e fjalorit të Demit. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Binjakët

Arrogant! Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin!

Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar. Pas njeriut të sinqertë fshihet një manipulator dinak apo një llogaritës situatash, i aftë të identifikojë dobësitë e të tjerëve dhe pastaj ta shfrytëzojë për avantazhin e tij. Përjetësisht të pakënaqur, dhe të papërgjegjshëm për krizat që përjetojnë.

Mëkati i preferuar: Të marrin gjithnjë më shumë se i takon.

Gaforrja

Acarues deri në luajtje mendsh! Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.

Të zemëruar, të ndjeshëm, nuk besojnë te asnjë dhe te asgjë, qahen për çdo gjë. Mëkati i tyre i preferuar është dembelizmi. Janë të lindur për t’u bërë drejtorë.

Luani

I çmendur për vëmendje! Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.

Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë dhe arrogantë, intolerantë, egoistë dhe kanë nevojë të ndjehen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë më shumë për krijimin e aleancave se sa shoqërisë së vërtetë. Mëkati i preferuar është krenaria. Janë të lindur për të qenë mbretër.

Virgjëresha

Gjykuese! Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.

Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje dhe po e dinë që janë gabim, vështirë se e pranojnë. Mëkati i preferuar është kotësia. Të lindur për të qenë kontabilistë mjeko-ligjorë.

Peshorja

Lëpirëse! Peshorja thjesht nuk e prish dot me kënd. Përpiqet gjithë kohës të ruajë barazpeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush.

E kanë të vështirë të marrin një vendim dhe të gjejnë një rrugë të mesme në çdo gjë. Ndonjëherë djallëzorë dhe shpeshherë të ndryshueshëm, kapriçozë dhe kundërshtues. Mëkati i preferuar është lakmia dhe përtacia. Të lindur për të qenë ekspertë të modës dhe ekspertë komunikimi.

Akrepi

Manipulues! Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore. I sjellin të tjerët si të duan dhe sikur të mos mjaftonte, nëse largohesh nga gjiri i tyre helmues janë hakmarrës si një Akrep.

Vështirë se mund të gjendet një fjalë e përshtatshme për të përcaktuar anën e errët të një Akrepi, por një ndër to është se janë të korruptuar. Mëkati i preferuar i tyre është lakmia për pushtet, para, status social, dëshirë për hakmarrje. Të lindur për të qenë agjentë sekretë ose analistë ekonomikë.

Shigjetari

Vulgarë, posesivë, gojëndyrë e impulsivë që nuk ndalen para asgjëje. Janë një brez me fat lojtarësh kumarxhinj. Mëkati i preferuar është vjedhja dhe lakmia për ata që janë dominues. Të lindur për të qenë mercenarë dhe politikanë.

Bricjapi

Interesaxhi! Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete. Bricjapi joshet nga njerëzit e veçantë, por nëse e bezdis sadopak në planet e tij, do bëjë gjithçka që të të zhdukë.

Kopracë, meskinë dhe të këqinj, nuk falin asgjë dhe kanë një durim mendor deri në kokëfortësi sa vështirë të binde për diçka, tepër ambiciozë dhe që bëjnë gjithçka për të ruajtur statusin e tyre të lartë social. Mëkati i preferuar është lakmia. Janë të lindur për të qenë ekspertë politikë.

Ujori

Shkurt dhe qartë, një person me sjellje jo të qendrueshme! Vërtet është shenjë që mbahet për mençurinë dhe logjikën e fortë, por kjo e bën një Ujor të jetë gjykues sa s’ua merr mendja. Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Vëzhgues të painteresuar të gjendjes njerëzore, të paaftë për të reaguar me spontanitet, antipatikë dhe manipulues të aftë për të fshehur anët e tyre të errëta. Mëkati i preferuar janë përtacia dhe krenaria. Të lindur për të qenë shkencëtarë.

Peshqit

Njeri pa shtyllë kurrizore! Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.

Njohës të mirë të artit manipulues, xhelozë joracionalë dhe e kanë të vështirë të shohin një sipër tyre. Gjithmonë të zgjuar për t’i kthyer gjërat në favor të tyre dhe gjithmonë u pëlqen të dalin pa dëme nga një situatë e vështirë. Mëkati i preferuar është zilia. Janë të lindur për t’u bërë diktatorë dhe lordë droge./Opinion.al

Etiketa: cilesishenjate meta


Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Si mund ta mbroni sistemin imunitar?

Si mund ta mbroni sistemin imunitar?

Xheloze për Nick? Komenti i Priyankës tek Miley nuk kuptohet

Xheloze për Nick? Komenti i Priyankës tek Miley nuk kuptohet

Diagnoza e rrallë neurologjike trajtohet për herë të parë në Shqipëri

Diagnoza e rrallë neurologjike trajtohet për herë të parë në Shqipëri
















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}