Kryesore

Rritje e çmimit të energjisë? Ahmetaj: Paketa për familjarët dhe biznesin e vogël


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 06/10/21 |
Opi Nion

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë ka folur lidhur me një krizë botërore të energjisë.

Ai tha se qeveria shqiptare është duke punuar me grupet e saj të interesit për të mos patur ndërprerje dhe për të mos patur kostot tek konsumatori familjar dhe sipërmarrja e vogël.

“Qytetarët dhe biznesi i vogël do të mbrohet nga kjo qeveri siç kemi bërë. Paketa do të lançohet nga Kryeministri në ditët në vijim. Për qytetarët Kryeministri ka krijuar një grup institucional që mbron qytetarët çdo ditë”, tha Ahmetaj.

Megjithatë Zv.kryeministri nuk bëri të ditur nëse çmimi i energjisë në vend do të rritet./Opinion.al

Pas