Aktualitet

Rritja e çmimit të bukës, Komisioni i Konkurrencës:Jo ndëshkime me gjoba


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 29/09/21 |
Opi Nion

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur ditën e sotme që mos të gjobisë asnjë prej ndërmarrjeve që merrem e shitjen dhe tregtimin e miellit.

Nga ana tjetër bëhet me dije se në mbledhjen që u zhvillua ditën e sotme lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, të cilët janë Juliana Latifi dhe Eduard Ypi votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votua kundër kësaj mase administrative./Opinion.al

Pas