Bota

Rritet shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:01 - 22/06/20 |
el ida

Gjermania u përball në fundjavë me statistika shqetësuese.

Të premten u regjistruan rastet më të shumta në muajin e fundit, me 770 pozitivë në 24 orë, ndërkohë që indeksi R, që mat agresivitetin e virusit, është rritur nga 1.79 në 2.88 të dielën. Kjo do të thotë që çdo 100 persona të infektuar, 288 do të infektohen në ditët në vijim.

Për të mbajtur nën kontroll pandeminë, Gjermanisë i duhet niveli i riprodhimit të zbresë nën 1.

Vatrat më të mëdha të identifikuara janë ato në industritë e mëdha, ku evidentohet rasti i një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë, ku të paktën një mijë pjesëtarë të personelit janë infektuar, Kjo ka detyruar ushtrinë gjermane të ndërtojë një strukturë të posaçme për testime në vend.

Gjatë muajve të kaluar, Gjermania është marrë shembull për bilancin më pak dramatik se vendet e tjera. Deri më tani vendi regjistron rreth 190 mijë të prekur nga COVID-19, dhe 8882 viktima./Opinion.al

Pas