Bota

Ky vend pranon valën e dytë të koronavirusit dhe paralajmëron karantinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 22/06/20 |
el ida

Autoritetet në Korenë e Jugut besojnë se ky shtet po përballet me valën e dytë të pandemisë me koronavirus, pavarësisht regjistrimit të një numri relativisht të vogël të infektimeve.

Menaxhimi i kësaj pandemie në këtë vend, është konsideruar histori suksesi, mirëpo autoritetet jugkoreane pritet të përballen sërish me koronavirusin në muajt vijues.

Udhëheqësja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se vala e parë me virus ka zgjatur deri në muajin prill.

Mirëpo prej muajit maj është vërejtur rritje e numrit të rasteve, duke përfshirë ato në disa klube të natës në Seul. Jeong ka thënë se rritja e re, e ka shtyrë atë drejt përfundimit se ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit, e cila pritet të vazhdojë.

Kryetari i Seulit ka paralajmëruar se kryeqyteti jugkorean mund të përballet me kthim të masave të izolimit, nëse rritet dukshëm numri i infektimeve në tri ditët e ardhshme dhe nëse numri i shtretërve të zënë nëpër spitale kalon kuotën prej 70 për qind./Opinion.al

Pas