Aktualitet

Rreziku i një mbylljeje të dytë, Fico: Varet nga kapacitetet spitalore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 17/11/20 |
Al Do

Një mbyllje e dytë e vendit si pasojë e pandemisë varet nga ezaurimi i kapaciteteve spitalore, sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Gjatë një deklarate për mediat ajo u pyet me nëse situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit mund të na detyrojë të marrim masa të forta si ato në Greqi dhe Itali.

Fico theksoi se skenari i mbylljes është opsioni i fundit që mendohet por nënvizoi se ai konsiderohet në varësi të kapaciteteve spitalore.

“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit. Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave. Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo.

Gjatë deklaratës së saj, drejtoresha e ISHP-së u shpreh se aktualisht rreth 25% e kapaciteteve të spitaleve COVID janë të lira dhe se janë gjithashtu në gatishmëri edhe spitalet rajonale.

“Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve COVID.”, deklaroi Fico. /Opinion.al

Pas