Aktualitet

COVID në Shqipëri/ Sërish rekord infektimesh, shënohen 6 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 17/11/20 |
Al Do

Shifrat e infektimeve nga Covid 19 në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Testime totale 160,451
Raste pozitive 29,126
Raste të shëruara 13,804
Raste Aktive 14,685
Humbje jete 637

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7158
Durrës 1182
Fier 1169
Korçë 844
Shkodër 812
Elbasan 762
Vlorë 686
Lezhë 635
Berat 501
Gjirokastër 439
Kukës 356
Dibër 141

Pas