Kryesore

PD i përgjigjet Ramës: Skema e mashtrimit u rrëzua, po keqpërdor Kosovën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 17/11/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve që ky i fundit i ka bërë kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë dhe të sqarojë akuzat për masakrën e Krushës.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, përmes një deklarate për mediat tha se akuzat janë një skemë mashtrim dhe se janë rrëzuar.

“Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh: Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës. Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha. Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së. Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër. E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.”, deklaroi Paloka.

Ai thekson se këto akuza ndaj kreut të PD janë bërë vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga  skandalet dhe vjedhjet.  Në përfundim të deklaratës, Paloka akuzon kryeministrin se po e keqpërdor çështjen e Kosovës. Ndërkohë i kujton se ditën që Hashim Thaçi dhe Jakup Kransiqi po përballeshin me akuzat në Hagë ai ka firmosur marrëveshje me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga  skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19. Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje. Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua. Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!”, tha Paloka. /Opinion.al

Pas