-U tha në Opinion

Rreth botës për 11 vite, historia e Ilir Morinës në më shumë se 200 shtete të globit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:11 - 25/01/23 |
el ida

I lindur në Gjermani, i kthyer në Kosovë për të kryer dy vitet e para të shkollës fillore, Ilir Morina do të merrte në jetë një drejtim të veçantë. Ka udhëtuar në të gjithë botën dhe në 11 vite ka vizituar më shumë se 200 vende të globit.

Frymëzuar nga Zhyl Vern dhe Marko Polo, në një intervistë në emisionin “Opinion” ai ka rrëfyer përvojat e tij me udhëtimin, ndërsa numëron të vizituara 245 nga 266 vende të botës, ku përfshihen anëtaret e OKB-së dhe territoret e diskutueshme si Osetia e Jugut apo Transnistria.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Morina: Kam nisur në udhëtimin e botës në vitin 2011, kur i kam patur 45 shtete.

Fevziu: Ke udhëtuar çdo ditë? Përgjatë gjithë vitit?

Morina: Full time. Ka patur ndo vite që jam shku tek prindërit me i pa, ose motra ka lind. Ka patur dhe vite që në shtetet aziatike kam qendruar për dy vite e gjys. Më shumë e kam patur fokusin tek Azia Juglindore.

Fevziu: Udhëtimi yt i fundit ishte Eritrea? Pse i fundit, ishte i vështirë?

Morina: Për pasaportat ishte e vështirë për të hyrë, sepse duhet çuar pasaporta dhe nuk është lirë. Unë dy të fundit kam patur Algjerinë. Mora vizën dhe thashë të shihsa nëse kishte diçka të re në ambasadën e Eritreas. Ata nuk i përgjigjen telefonit dhe as e mailin, por kur shkova pas një jave më dhanë vizën.  U nisa në Algjeri,  Angola sepse kisha dy klientë dhe zgjidha Eritrean si vendin e fundit./Opinion.al

Pas