Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi prekës i babait: Vajzën e mbuloja me plastmas kur binte shi

2020/11/29 at 4:01 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrëfimi prekës i babait: Vajzën e mbuloja me plastmas kur binte shi

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë. Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shkatërruar dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën që të mos lagej nga shiu.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën.

Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur vdiq dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës. Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.

Ardit Gjebrea: Ti ku punoje?

Besniku: Punoja në Durrës, bujk, gruaja në shtëpi. Dalëngadalë shyqyr Zotit vajzat u rritën dhe në jetë erdhën dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe djalin e kam të fundit dhe është në klasën e parë. Rajmonda u rrit, filloi klasën e parë me rezultate shumë shumë të mira. Nuk kërkonte asnjëherë lekë si shoqet e veta. Nuk më thoshte asnjëherë o bab kam parë atlete të mira, pantallona të mira. Monda filloi të rritej, shoqet e veta festonin ditëlindjen, unë isha veti i katërt, 12 milion lekë borxh nuk i thonë pak në atë kohë dhe nuk isha në gjendje t’ja festoja asnjëherë ditëlindjen. Ecën vitet, Rajmonda me rezultate shumë të mira, përfundoi 9-vjeçaren dhe arrita ta regjistroja tek gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ardit Gjebrea: Si ja bëje për t’i veshur, ushqyer, deri në çfarë niveli shkonte?

Besniku: Çfarë të them unë, ato që më sillnin ato i vishja, por jo vetëm Rajmondës, por të gjithë fëmijëve. Pra gjërat që na falnin, sillnin atletet, këpucët kushërinjtë.

Ardit Gjebrea: Po ditën e parë të shkollës?

Besniku: Do zgjidhnim më të mirat nga ato që na kishin sjellë.

Ardit Gjebrea: Rajmonda e vazhdoi shkollën deri në fund apo jo?

Besniku: Po deri në fund edhe universitetin për Gjuhë të huaj. Rajmonda filloi të bënte dhe shkollën dhe punën, të dyja. Në vitin e parë gjimnaz aplikoi për Call Center por nuk e pranuan se ishte poshte moshës dhe vitin e dytë punonte pasdite me 4 orë, i siguronte lekët vetë, i ruante, nuk i prishte. Harrova të ta them që lekët që i jepja unë, 5 qind lekëshin, siç ia jepja në mëngjes ma sillte prap në darkë./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Para
Koronavirusi/ Ja sa pacientë janë shtruar në spitalin Infektiv

Covid në Shqipëri/Infektimet mbeten të larta, shënohen 11 viktima

Video/Formula 1, shpërthen në flakë makina e pilotit francez

Video/Formula 1, shpërthen në flakë makina e pilotit francez

101-vjeçarja mposht Covid për herë të dytë,i mbijetoi edhe gripit spanjoll

101-vjeçarja mposht Covid për herë të dytë,i mbijetoi edhe gripit spanjoll

TE FUNDIT

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com