Aktualitet

Rrebeshe dhe erë e fortë sonte dhe nesër, zonat më të rrezikuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:42 - 06/10/21 |
Opi Nion

Meterologia, Adiola Bani ka thënë se duke nisur nga mbrëmja e sotme pritet që moti të karakterizohet nga reshje të shumta shiu në formë rrebeshesh.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Shiu do të jetë në formë rrebeshesh thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, ku herë pas here do të vërehen edhe stuhi të forta ere.

“Zhvillimi i qendrave ciklonike mbi brigjet e Italisë, të cilat do të ndikojnë mbi kushtet e motit edhe në rajon edhe Ballkan për pasojë kushtet atmosferike në vendin tonë do të paraqiten me vranësira të dendura të cilat gradualisht pritet të përfshijnë gjithë territorin duke sjellë rrebeshe shiu” thotë Adiola Bani.

Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të rriten lehte në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Pas