Sport

Ronaldo afër rekordit të madh në Ligën e Kampionëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 04/05/16 |
b.f

Cristiano Ronaldo do të kërkojë ta thyejë rekordin e tij, sa i përket golave të shënuar brenda një edicioni të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo është afër që ta thyejë rekordin e më së shumti golave të shënuar brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve, e që aktualisht mbahet nga vetë ai.

Futbollisti i Real Madridit i kishte shënuar 17 gola në stinorin 2013/2014, ndërsa deri më tani në këtë edicion e ka tundur 16 herë rrjetën kundërshtare.

Ai është rikthyer në formacionin e madrilienëve për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt që zhvillohet sonte nga ora 20:45.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas