InstaBIZ

Robert Aliaj shkruan fletërrufe si në komunizëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 04:00 - 12/11/15 |
root

Tirana sot ka qenë një ditë protestash. Fillimisht kanë qenë studentët e Universitetit të Tiranës, ata që kanë protestuar për tarifat e shkollimit por mesa duket nuk kanë qenë të vetmit. Nëpërmjet një gjuhe komuniste, Robert Aliaj ka protestuar përpara Pallatit të Kongreseve, Kryeministrisë, etj për fondet e mohuara nga Ministria e Kulturës, për festivalin e tij 48 orë, që ai drejton. Ja çfarë shkruan Aliaj në fletërrufenë e tij:

FLETE-RRUFE

DREJTUAR VES TIME, SHOKUT ROBERT ALIAJ DRAGOT

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE

PO JA DREJTOJ KETE FLETERRUFE VETES SIME, ROBERT ALIAJ DRAGOT, SEPSE KOHET E FUNDIT UNE PO SHFAQ ME SHQETESIM SHKELJE PARIMESH TE PARTISE DHE TENDENCA REAKSIONARE PREJ MIKROBORGJEZI.

ME PATURPESINE ME TE MADHE UNE DOJA TE VIJA DORE NE PARATE E SHOKEVE TE DREJTORISE TE VENA ME DJERSE NGA FONDET E TAKSA-PAGUESVE SHQIPTARE.
SI GUXOVA UNE TI FYEJ SHOKET TANE TE SHTABIT ME 30 PERQINDSHA? NDERKOHE QE ATA DUHET TI MARRIN TE GJITHA PARATE PER VETE, SEPSE NUK U VJEN ME RASTI TE JENE ATY. EDHE BAR DUHEJ TE HAJA, VETEM TE MOS CENOJA XHEPAT E SHOKEVE,

POR PARTIA SI GJITHMONE I RUAN BIJTE E SAJ SKUTHA, TE HESHTUR DHE HAKMARRES,
PARTIA, POPULLIT I LE MORALIN E PASTER ME BESIMIN NE VETEVETE, NDERSA VESET DHE VUAJTJET UA LE ANTAREVE TE SAJ DHE MILITANTEVE.

SHOKE, KJO ESHTE POSHTERSI, UNE NUK JAM NE RREGULL.

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE KERKOJ FONDE NGA BRIGADIERI DHE ANETARET E TJERE TE BRIGADES PER TE REALIZUAR NJE FESTIVAL TE PERMASAVE BOTERORE TE LINENÇENSUAR NGA XHANDARET E BOTES DHE NGA NJE VEND ARMIK I BETUAR I POPULLIT SHQIPTAR ?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TI MARR KETO FONDE DHE TUA SHPERNDAJ ARTISTEVE TE RINJ SHQIPTARE JO MILITANTE, QE DUAN TE REALIZOJNE ENDERRAT E TYRE MIKROBORGJEZE?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE JEM I NDERSHEM DHE TI THEM MENDIMET E MIA KAQ HAPUR? NDERKOHE QE TE TJERET FLASIN VETEM PAS SHPINE? TE BEJ AGJITACION DHE PROPAGANDE NGA EKRANI I TELEVIZIONIT? TE MENDOJ QE QEVERIA I KAP DREJTORET NGA VESHI? A E DINI JU QE KJO NA ÇON NE RRUGE TE KEQE?

DHE KETO SJANE ASGJE PARA FAKTIT TE ME POSHTEM.

TE ME VIJE TURP MUA, QE KERKOJ PAGESEN E NJE BILETE AVIONI PER TE ARDHUR NE SHQIPERI. NDERKOHE QE SHOKET DHE SHOQET TONA NGA BRUKSELI VIJNE NE KEMBE.
KUSH JAM UNE QEKTHEHEM NE SHQIPERI NE NJE KOHE QE TE GJITHE E KANE KUPTUAR QE DUHET TE LARGOHEMI TE GJITHE SA ME PARA NGA KETU?

SHOKE E SHOQE, QEVERIA KA NEVOJE PER NE
NE DUHET TE TREGOJME QE NE SI GJITHNJE, DIME TE MBYLLIM GOJEN, TE ULIM KOKEN TE SERVILOSEMI. NESE VAZHDOHET KESHTU ATEHERE KY POPULL SDUHET TA KETE ME VENDIN KETU, AI DUHET INTERNUAR I TERI NE AMERIKE, GJERMANI ETJ

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE
KJO ESHTE E PAFALSHME, UNE NUK E NDJEJ VETEN TE DENJE PER KETE VEND.

UNE THONJE LYERI E BASTUN ZIU, I PREMTOJ PARTISE QE DO TI RIKTHEHEM INTERNIMIT TIM NE BRUKSEL, ASHTU SIÇ PO BEJNE QINDRA MIJRA BASHKEATDHETARE TE TJERE KETO KOHE. BETOHEM QE DO TE SHPERNDAJ ATJE, VESET TONA TE VYERA PER TE FITUAR PARA SA ME SHPEJT DHE ME CDO KUSHT TE MUNDUR, QE EDHE SHOKET TANE BELGE, TE THERRASIN: O SA MIRE ME KEN SHQIPTAR.

TE MBLIDHEMI SHOKE E TA BEJME BRUKSELIN SI TIRANA.

RROFTE HESHTJA, HAKMARRJA, MUNGESA E TRANSPARENCES DHE KORRUPSIONI.
RROFSHIN SHPENZIMET OKULTE NE ART DHE KULTURE..

ROBERT ALIAJ DRAGOT”

 

 

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Aman Robert mos ik, mosss….!!!! Prit deri sa te fillojne te ndahen tallonat e mishit qe t’ja falesh ndonje hallexhiu qe eshte mesuar te haje shume keto vitet e fundit!

Pas