Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ristani për akuzat e Zaganit: Ja pse nuk reagon Tahiri

2015/11/06 at 1:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzat për makinën e Tahirit, Rama e quan Ristanin të droguar

TIRANE- Një ditë pas publikimit të intervistës në emisionin ‘Opinion’ të intervistës me ish-shefin e Antidrogës Dritan Zagani ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani.


Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani

Indinjatë dhe revoltë ka shpërthyer mbrëmë në publik pas dëshmive të reja tronditëse të oficerit të lartë të anti-drogës, Dritan Zagani, transmetuar në emisionin Opinion. Në të njëjtën kohë, kur në një studio tjetër televizive, Edi Rama po fliste për suksese në luftën ndaj krimit, shqiptarët mësuan se si një nga bandat më të rrezikshme të drogës në Shqipëri, ka imunitet dhe bashkëpunim me struktura të policisë së shtetit.

Shqiptarët mësuan se lidhjet e forta politike të këtij grupimi kriminal bëjnë që të zhduket çdo informacion për ta dhe të mbyllet çdo hetim për ta. E gjithë puna e oficerit te anti-drogës jo vetëm është sabotuar, por kërkimet dhe të dhënat e mbledhura prej tij i janë dorëzuar vetë bandës, e cila më pas ka kërcënuar me jetë Zaganin.

Po nga vjen ky pushtet i trafikantëve, ky pushtet i krimit, që arrin të marrë vesh e të zotërojë gjithë punën e dokumentuar të oficerit?

Kjo skemë mafioze, ky sundim i mafias, ka një emër. Saimir Tahiri.  Dëshmia e oficerit është me fakte konkrete, me emra, me data. Informacioni që ka nisur oficeri tek eprorët e tij flet për ngarkesa masive droge, për hashash, kokainë, për miliona euro. Por asnjëherë nuk nisi një hetim zyrtar për Habilajt apo Arben Dalipin, të gjurmuar, një punë e materializuar nga oficeri Zagani me prova konkrete. Nuk kish si të niste një hetim, sepse Habilajt kanë kapur policinë, Habilajt kanë ministrin e brendshëm. Si mund të hetojnë oficerët e policisë lidhjet kriminale të ministrit të tyre.

Kur të gjitha këto fakte u bënë publike mbrëmë, qytetarët dhe mbarë opinioni publik, të tronditur, u shprehën se shteti ka rënë, jemi në duart e mafias dhe se ky është fundi.

Po në të njëjtën kohë, Edi Rama në një studio tjetër televizive po tregonte se sa krenar dhe i lumtur është ai me Saimir Tahirin. Kjo përfshirje kriminale e ministrit të brendshëm në trafiqe, dhe kjo krenari kriminale e Edi Ramës për të, është një thirrje për qytetarët për ti dhënë fund pushtetit të Mafias.

Mafia bllokon hetimin, mafia kërcënon me jetë oficerin, mafia shantazhon median. Ky është shteti i Edi Ramës. Një regjim kriminal që u merr shpirtin të pamundurve nga njëra anë, e që ndan influencat me bandat nga ana tjetër. Një regjim kriminal që duhet shembur, një orë e më parë.



Ju sugjerojmë

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
Bota

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

13 Korrik, 2026 1:57 pm
PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
Kryesore

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

13 Korrik, 2026 1:39 pm
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
Kronikë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

13 Korrik, 2026 12:37 pm
“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
Para
PS reagon për intervistën e Zaganit: E nxit PD-ja

PS reagon për intervistën e Zaganit: E nxit PD-ja

Angela Martini dhe pozat seksi në Los Angeles

Angela Martini dhe pozat seksi në Los Angeles

Ja sa orë duhet të stërviteni për të rënë në peshë…

Ja sa orë duhet të stërviteni për të rënë në peshë...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur
13 Korrik, 2026

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një...

Lexo më shumë

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik

PD i drejtohet SPAK për koncertin e Kanye West, Balla: Gjetën një tjetër armik
13 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike. Ai u shpreh se arsyeja...

Lexo më shumë

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit në Klos
13 Korrik, 2026

Është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat...

Lexo më shumë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}