Kronikë

Rinas/ Dokumente të falsifikuara, pranga dy të rinjve nga Turqia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 20/05/22 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.  Në pranga kanë rënë K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.

Tashmë mbi dy të rinjtë rëndojnë akuzat “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas