Kryesore

PD në kërkim të kandidatit për president, Alibeaj thërret përsëri grupin e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 20/05/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Sipas mesazhit që Alibeaj iu ka dërguar deputetëve për t’i njoftuar për mbledhjen thuhet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë blu.

Mbledhja do ketë në fokus kandidatin për presidentin e ri. Në mbledhjen e së enjtes që zgjati për tre orë dhe ku nuk mori pjesë “Rithemelimi”, u propozuan një sërë kandidatësh për President.

Në përfundim nga moria e kandidatëve të propozuar u zgjodhën për t’u shqyrtuar më tej vetëm tetë prej tyre.

Lista e kandidatëve

1.Leonard Demi

2.Arben Çejku

3.Dritan Demiraj

4.Dashamir Shehi

5.Rexhep Uka

6.Halim Kosova

7.Leka Zogu

8.Visar Zhiti

Pas