Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i vizave, a mund ta besojmë deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë

2019/05/21 at 9:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthimi i vizave, a mund ta besojmë deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar në faqen zyrtare lajmin në lidhje me mbarëvajtjen e takimit mes delegacionit Shqiptar dhe Komisionit për Çështjet e BE-së, në Parlamentin e Holandës.


Në fund të përshkrimit të takimit jepet edhe një sqarim mbi Rezolutën e Parlamentit holandez për rivendosjen e vizave.

“Në lidhje me Rezolutën e Parlamentit holandez për rivendosjen e vizave, deputetët e Komisionit pranuan se janë të vetëdijshëm që kjo nuk mund të realizohet, por e interpretuan atë si një veprim sensibilizues për nxitjen e luftës kundër krimit”, thuhet në komunikimin e Kuvendit.

Pra 105 anëtarë të dhomës së përfaqësuesve janë bërë bashkë për të sensibilizuar qeverinë shqiptare në luftën kundër krimit? Si mjet sensibilizues parlamentarët holandezë kanë zgjedhur nxjerrin një rezolutë me fuqi ligji, e cila pavarësisht se duhet të aprovohet nga organizmat e BE, duhet theksuar se është rezultat i votimit të pesë partive të ndryshme.

Duhet të kujtojmë se pas zgjedhjeve të fundit në Holandë, qeveria u krijua me rreth tre muaj vonesë pasi koalicioni qeverisës pati shumë debate në krijimin e tij. Një nga çështjet më të nxehta dhe që pengonte krijimin e një shumice qeverisëse ishte çështja e abortit, nëse do të lejohej ose jo.

Pra për një çështje kaq parimore në Holandë u rrezikuan zgjedhjet e parakohshme dhe vendi hyri në një krizë politike.

Komunikata e parlamentit shqiptar e ka trajtuar vendimmarrjen e parlamentit holandez sikur atje të kishte një shumice cilësore të dominuar nga një parti e vetme, e cila miraton rezoluta për të përçuar një mesazh në politikën e jashtme dhe jo për të ndërmarrë politika konkrete.

Kërkesën për miratimin e kësaj rezolute e ka bërë përfaqësuesja e partisë Apeli Kristian Demokrat, një parti e djathtë dhe e treta më e madhe në vend.

Programi politik i kësaj partie është radikalizuar në zgjedhjet e fundit për t’i përçuar një mesazh votuesve të saj. Si pjesë e kësaj strategjie politike mund të themi se ka qenë edhe propozimi i kësaj rezolute që gjeti mbështetjen e pesë partive të tjera. Pra nuk kemi të bëjmë me një akt sensibilizues por me një qëndrim politik i cili gjeti mbështetjen si majtas dhe djathtas për një problem real që shteti holandez ka vendosur ta luftojë. /Opinion.al

Etiketa: gramoz ruciholandavizat


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Ja cfarë përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët nga ligji i ri

Ja cfarë përfitojnë minatorët, naftëtarët dhe metalurgët nga ligji i ri

Ja përse Kim dhe Kanye e kanë quajtur djalin e tyre Psalm

Ja përse Kim dhe Kanye e kanë quajtur djalin e tyre Psalm

Marc Anthony për të bijën: Do ta mbështes në rrugën drejt muzikës

Marc Anthony për të bijën: Do ta mbështes në rrugën drejt muzikës
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}