InstaBIZ

Marc Anthony për të bijën: Do ta mbështes në rrugën drejt muzikës


               Publikuar në : 22:42 - 21/05/19 |
xhu lia

Këngëtari i njohur Marc Anthony është shprehur se nëse vajza e tij Emme dëshiron të ndjekë rrugën e artit dhe muzikën ai do të mbështesë.

“Muzika ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën time dhe shpresoj të jetë e njëjta gjë edhe për Emme. Nëse kjo është ajo që do të bëjë, duhet ta bëjë sepse e pëlqen, jo për famë, popularitet apo pëlqime. E pyeta ‘përse këndon?’ dhe ajo më tha: ‘Sepse ndihem mirë’. Ishte përgjigja më e bukur. Kam dhe një video të saj gjatë provave. Është e mrekullueshme”, -u shpreh ai.

Emme është vajza e Marc Anthony së bashku me këngëtaren Jennifer Lopez. Përveç Emme ata kanë së bashku edhe një djalë. Çifti prej kohësh është ndarë, por vijojnë të ruajnë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin./Opinion.al/

Pas