Bota

Rikthehen “The Flinstones”


               Publikuar në : 16:14 - 15/07/19 |
el ida

Ka nisur puna për rikthimin e “The Flinstones”. Warner Bros po mbikëqyr të gjithë procesin në mënyrë që seriali i animuar, një nga më të ndjekurit në botë, të rikthehet me lavdinë e dikurshme.

Fred dhe Vilma Flinstons, vajza e tyre, dinozauri Dino, si edhe fqinjët, Beti dhe Barni Rabëll do të jenë përsëri protagonistët e komedisë së animuar, të vendosur si gjithnjë në epokën e gurit, njësoj si show klasik i transmetuar nga ABC nga viti 1960 deri në 1966 për gjashtë sezone dhe në më shumë se 550 pjesë.

Por nëse personazhet ikonike do të mbeten të njejtë, duket se tani fokusi i komedisë do të jetë një publik më i rritur. Kësaj here është shtëpia e produksionit të Elisabeth Banks, Brownstone Productions, e cila po tenton të rikthejë serialin, pas tentativës së dështuar të Seth MacFarlane në vitin 2011./Opinion.al

Pas