Bota

Rikthehen protestat e jelekverdhëve, më shumë se 30 të arrestuar në Paris


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 18/01/20 |
xhu lia

Më shumë se 30 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Paris pas përleshjeve me demostruesit, në rikthimin e protesave të jelekverdhëve.

Gjithashtu mësohet se forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Sipas mediave të huaja në stacionin hekurudhor ‘Gare de l’Est’ për shkak tensioneve të larta protestuesit i vunë flakën kazanëve të plehrave dhe gjithashtu thyen dritaret.

Prej më shumë se një vitit ‘jelekverdhët’ kanë organizuar protesta kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Këtë herë protestat në Francë po zhvillohen për ndryshimet që Macron do të bëjë tek pensionet. /Opinion.al/

Pas