InstaBIZ

Richard Gere bëhet sërish baba, pak muaj para se të festojë 70-vjetorin


               Publikuar në : 12:06 - 11/02/19 |
el ida

Aktori 69-vjeçar Richard Gere dhe bashkëshortja e tij 36-vjeçare Alejandra Silva janë bërë prindër të një djali disa ditë më parë, në Nju Jork sipas revistës spanjolle “Hola !”. Richard dhe Alejandra ende nuk e kanë treguar emrin e djalit të tyre, por kanë pohuar se gëzon shëndet të plotë.

Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë, vjen disa muaj para se Gere të festojë ditëlindjen e tij të 70-të.

Në muajin shtator, Alejandra konfirmoi shtatzaninë teksa ndau një fotografi të vetes dhe Richard Gere duke takuar Dalai Lama-n, i cili kishte vënë dorën në barkun e saj për të bekuar fëmijën. Gere është mik prej kohësh me Dalai Lama-n, udhëheqësi shpirtëror i mërguar i Tibetit, gjithashtu një avokat i shquar për të drejtat e njeriut në Tibet./E.M

Pas