Aktualitet

Digjet banesa, humbin jetën dy të rinj shqiptarë në Belgjikë


               Publikuar në : 13:00 - 11/02/19 |
el ida

Dy shqiptarë kanë humbur jetën brënda banesës së tyre në Belgjikë. Mësohet se banesa është përfshirë nga flakët e si pasojë janë ndarë nga jeta Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi.

Autoritet belge kanë raportuar  se ngjarja ka ndodhur ditën e premte. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit por hetimet vijojnë.

Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant West tha për mediat vendase:

“Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, por flakët ishin përhapur gjithandej. Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan. Kanë ndërruar jetë dy djem me origjinë shqiptare, ndërkaq po hetojmë mbi rastin”./E.M

Pas